Grace e ka kuptuar që ditëlindjet kanë ndryshuar, por dashuria është prapë aty
Në kaq muaj sa kemi që bashkëjetojmë me Covidin, pak a shumë të gjithëve na ka rënë rasti të festojmë ditelindje, dasma, fejesa, përvjetore… Të gjitha në kushte të reja dhe përballë rrezikut të infektimit, kemi vënë shpirtin në paqe: s’ka gjë. Festojmë herë tjetër.
Ama jemi të gjithë dëshmitarë sesa e vështirë ka qenë t’ua shpjegojmë këtë situatë fëmijëve që festën nuk e ndërrojnë dot. Duan shokët, duan zhurmën, duan ditëlindjen e përhershme. Por ja që edhe ata kanë filluar të kuptojnë dhe ta shkëmbejnë festën e përhershme me një festë më të vogël, me pak të ftuar, me pak shkëlqim, ama me shumë dashuri. Kështu siç ka ndodhur në shtëpinë e Aurela Gaçes. Grace kishte ditelindjen. Mami dhe babi ia bënë tortën dhe i shpjeguan se kësaj herë ishte një ditelindje ndryshe. Me pak festë, por me shumë urime nga ata që e duan. Sepse fëmijët e ndjejnë dashurinë gjithsesi. Festë do ketë përsëri./revistawho.com