Goli i shënuar ndaj Leedsit, Xhaka: Ia premtova gruas për ditëlindjen e 30-të
Goli i sotëm i Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Leeds Unitedit ishte i veçantë për të, pasi që ishte dedikim për gruan e tij.
Në një postim në Instagram pas ndeshjes, Xhaka zbuloi se këtë e bëri për gruan e tij, Leonita Lekajn, e cila dje festoi ditëlindjen e 30-të dhe ky ishte një gol i premtuar nga Xhaka.
“Ia premtova gruas time një gol për ditëlindjen e 30-të, kështu që duhet ta bëja sot. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Xhaka.
/21Media