Gold AG flet për sherrin me Tunën: “Degjenerim te femrat shqiptare”
Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN”, i ftuar ishte edhe Gold Ag. Si çdo personazh, edhe reperi u bë pjesë e lojës “Ndaje ose pije”, duke iu përgjigjur një pyetje në veçanti.
Gold Ag ka vendosur të flasë lidhur me zënkën e shumë përfolur me Tunën, duke pohuar se ai dhe këngëtarja nuk flasin me njëri-tjetrin. Sa për arsyet, reperi është shprehur se në këndvështrimin e tij, kjo e fundit paraqet degjenerim për femrat shiptare. “Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ka thënë Gold Ag.
A do të vijë ndonjë reagim nga Tuna pas kësaj deklarate? Nuk dihet, megjithatë reperi duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë qendrim. Kujtojmë që Gold AG së shpejti do të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij është në javët e fundit të shtatzënisë. /News31