![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/06/Screenshot_2018-06-24-21-13-26-1-1.png)
Golashënuesi më i mirë i botërortit zgjedh Dua Lipën si shpërblim për ndeshjen
Ndeshja e sotme e zhvilluar midis Anglisë dhe Panamasë i dha futbollistit Harri Kane, titullin e golashënuesit më të mirë të botërorit 2018. Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë ka shënuar ‘hat-trick’ përgjatë ndeshjes dhe për pasojë duhet të zgjedhte një këngë të cilën dëshiron ta dëgjojë në studio. Kjo lojë zhvillohet në një emision brazilian dhe Harry Kane kërkoi këngën e Dua Lipës. “Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”,- ka thënë sulmuesi i Anglisë, shkruan Who.