Gojët e liga thonë se produksioni gjasme ndërroi pikturën e Donaldit për Adem Jasharin me një më të bukur? Olti Curri zbulon të vërtetën

Aktori Donald Veshaj i mrekulloi të gjithë dje me pikturën Adem Jasharit që pikturoi në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo si gjithmonë ka pasur edhe nga ata skeptikë, të cilët thanë se produksioni e ndryshoi pikturën e Donaldit duke e zëvendësuar me një tjetër që ishte 100% ndryshe.

Mirëpo kishte disa nga ndjekësit në instagram që kanë dyshuar në vërtetësinë e portretit. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto ku në njërën prej tyre piktura duket pak më ndryshe.

Është Olti Curri ai i cili kohët e fundit ka komentuar çdo situatë në BBV, e nuk iu shmang as kësaj. Gazetari dhe blogeri shqiptar me një video e ca foto ka treguar se piktura e Donaldit është identike dhe nuk ka vend për dyshime.

Ai po ashtu ka hedh në dritë momentin kur Donaldi kishte diskutuar me aktorin Agron Llakaj i cili ishte mysafirë ditë më parë, ku i kishte përmendur idenë e tij për portretin e Adem Jasharit. “Do ta qaj”, dëgjohet t’i thotë Donaldi mjeshtrit Agron Llakajt.