Goditja nga i nxehti: Ndihma e parë që duhet t’i jepni një personi
Këto ditë të nxehta vere kur termometri i kalon 40 gradët, qytetarët janë të ekspozuar para gjendjeve të ndryshme mjekësore dhe njëra prej tyre është goditja nga i nxehti. Goditja nga të nxehtit është një gjendje që prezantohet si urgjencë mjekësore me rrezik për jetën dhe shkaktohet nga pamundësia e organizmit për të ekuilibruar nxehtësinë trupore.
Cilat janë shenjat e goditjes nga të nxehtit?
Temperaturë trupore mbi 40 gradë celcius (është e rëndësishme që të matet temperatura rektale)
Shenja neurologjike si:
Konfuzion, përhumbje e shoqëruar me vështirësi orientimi dhe për të menduar qartë
Dhimbje koke
Krampe (ngërçe)
Kriza epileptike
Humbje të vetëdijes
Shenja të përgjithshme si:
Frymëmarje e shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës, rënie e presionit arterial, hiperemi (skuqje) e lëkurës, të vjella.
Cila është ndihma e parë që duhet t’i jepni dikujt që është goditur nga i nxehti?
Faqja e Qendrës Kobmëtare të Urjgencave mjekësore ka publikuar një listë këshillash për ndihmën e parë në rast se një person goditet nga i nxehti:
-Nëse vini re simptomat e një goditje nga temperaturat e larta, telefononi 127.
-Në pritje të ambulancës vendoseni personin në një vend të freskët, me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit (30 cm).
-Përdorni një ventilator për të ulur temperaturën.
-I vendosni kompresa të ftohta, mbulojeni me çarçaf ose peshqirë të lagur me ujë në temperaturë ambienti.
-Nëse nuk kontrollohet rritja e temperaturës, përdorni akull, por jo direkt mbi lëkurë. Vendoseni në nivel aksilar, qafë dhe ije, etj.
-Bëni hidratimin e pacientit duke i dhënë ujë dhe lëngje për të pirë (nëse është koshient).
-Nëse është jokoshient, vendoseni në pozicion anësor. Kjo parandalon aspirimin e të vjellave dhe hap rrugët e frymëmarrjes.