Goditi kundërshtarin në lojë, Federata e Futbollit merr vendimin për Eros Grezdën

Disa ditë më parë, futbollisti shqiptar Eros Grezda u përfshi në një sherr fizik me sulmuesin e Rijekas, Antonio Colak, ku shqiptari e goditi me kokë kundërshtarin e tij pas gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë.
 
Pasi sherri u bë publik, Grezda për mediat tha se shkak i sherrit u bë fakti se Colak e kishte provokuar dhe ofenduar si në aspektin kombëtar dhe atë personal.
 
Në fillim, u tha se futbollisti shqiptar rrezikonte të pezullohej deri në 2 vite nga futbolli për këtë sherr. Por Federata Kroate e Futbollit ka vendosur që Grezda të pezullohet vetëm për 4 ndeshje.
 
 
“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, ka njoftuar federata.

Me te lexuarat