Godet dhëndri: “Mirë se erdhe në Serbi”, i dashuri i Dua Lipës i kthen përgjigjen e fortë serbes

Isaac-2

Isaac-3

Modeli i famshëm britanik Isaac Carew, po e shoqëron të dashurën e tij, këngëtaren Dua Lipa gjatë udhëtimit të saj në Prishtinë. Carew kishte udhëtuar bashkë me Duan për në Kosovë, në një avion privat dhe nga aty ai ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e etiketuar edhe lokacionin “Prishtinë”. Por një komentuese serbe me emrin Zecevic Bojana, ka shkruar një koment në fotografinë e Isaac, ku thotë: “Mirë se erdhe në Serbi!”, shkruan Prive. Por nuk ka vonuar shumë e dhëndri i Kosovës i është përgjigjur serbes me një koment epik: “Gjeografia s’është pika jote më e fortë apo jo”. Më pas ajo i ka shkruar duke i thënë se as “historinë nuk po e ditke”, mirëpo Isaac që ka marrë me mijëra pëlqime në komentin paraprak, nuk ka replikuar më me vajzën serbe.