Gocë me fat! Partneri i Eleni Foureira-s bën dedikimin e ëmbël për të

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është duke shijuar periudhën më të ëmbël të mëmësisë me djalin e saj të vogël. Partneri i saj, futbollisti Alberto Botia ka zbuluar së fundmi disa detaje për familjen e tyre.

Siç tha ai, Eleni është një nënë e mrrekullueshme. “Ajo është një nënë e mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur me djalin tonë. Ndihem shumë mirë”, është shprehur ai në mënyrë karakteristike.

Më pas ai iu referua hapave të tij profesionale. “Nuk e di se ku do të jem vitin e ardhshëm. Këtë vit garoj për Kifisinë dhe jam shumë i fokusuar në këtë. Jam kthyer në Greqi për shumë arsye, por familja është më e mira”, theksoi ai në mbyllje.

Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll, Alberto Botia po …

Lajmin për shtatzëni artistja shqiptare e bëri të ditur më 13 nëntor. E shtrirë në një shtrat pranë Albertos, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo njoftoi se do të kenë fëmijën e parë.