“GOCAT” do të jetë një platformë online, ku do të përfshihet biznesi, politika, arti, televizioni, showbizi, shkenca, sporti, etj.

Nje projekt unik dhe gjitheperfshires, ku vajzat do te kene mundesi te bisedojne, te debatojne, te shprehin shqetesimet, te kerkojne keshilla, te mbeshteten, te shpalosin aftesite e tyre, te argetohen, te marrin leksione, te bejne shopping. 

Do te jete “GOCAT” qe do ofroje ndihme dhe keshilla psikologjike e mjekesore, asistence juridike dhe plot sherbime te tjera.

Cdo grupmoshe do ta gjeje veten ne kete platforme.

Shpesh perditshmeria do te vije me ane te inskenimeve, ku protagoniste nuk do te jene vetem personazhe te njohur, por edhe vajzat qe kane pasion aktrimin, moden, sportin, madje edhe politiken.


Here me humor, here me ironi dhe here me situata dramatike, GOCAT do te sjellin realitetin qe jetojme te gjitha.

Vajza e gra (GOCAT) që reagojnë në forma të ndryshme në situata të caktuara.

Do shohim gruan në karrierë, zonjën e shtëpisë, nënën e përkushtuar, studenten e shkëlqyer, vajzën çapkëne, zonjushën rebele, missin e shoqërisë, të përkëdhelurën e familjes, problematiken e klasës, fashionisten, modesten, të vuajturën, të dashuruarën, të pandreqshmen, histeriken, paranojaken, të guximshmen, moskokëçarësen, etj.

Cdo  qe serviret nepermjet artit, zgjon interes dhe krijon impakt te jashtezakonshem!
Arti eshte pasqyra e jetes.

Kushdo qe ka talent dhe qe ka deshire te kthehet ne nje personazh publik, do te kete “GOCAT”si nje mundesi drejt suksesit.

Jetojme ne nje bote ku IDETE jane ato qe vlejne. Kush ka ide dhe kush guxon, ia del perhere!

Pse “GOCAT”? Sepse eshte gjitheperfshires, nje fjale qe i perket perditshmerise sone.

Pse “GOCAT”?

… sepse GOCAT munden!

“GOCAT” per te gjitha GOCAT!

Fiori Dardha – “GOCAT”