Gjyste Vulaj: Sekreti i 24 viteve me burrin? Jam gaforre në horoskop e kush më njeh dhe më do, nuk ndahet kurrë nga unë
Është 39 vjeçe dhe duket si 20. Këngëtarja nga Mali i Zi, nënë e dy fëmijëve rikthehet me klipin “Sonte bëjmë nam”, ku shfaqet si balerinë profesionte që djeg diskotekat. Për 24 vitet me bashkëshortin Sokol Vulaj, dy fëmijët e tyre, menaxhimin e parave dhe mbajtjen e trupit në formë, Gjyste rrëfen disa sekrete për revistën “Story”.
Pse një klip të xhiruar në një club nate, zakonisht këtë e bëjnë 20 vjeçaret?
“Sonte bëjmë nam” është një këngë ritmike, kushtuar dashurisë, joshjes, flirtit, aventurës, qejfit, jetës së natës. Është një klip plot atmosferë, i punuar për diskoteka, e dedikuar personave që bëjnë një jetë të tillë moderne. Pra, për të gjithë ata që fundjavat i kalojnë nëpër diskoteka.
Sa afër teje është bashkëshorti Sokol në realizimin e projekteve të guximshme muzikore? Ka raste që të pengon apo bëhet xheloz?
Bashkëshorti im është shumë afër në çdo aspekt. Vetë puna dhe jeta jonë është fakti më i mirë që tregon mirëkuptimin, respektin dhe normal dashurinë. Se pa këto nuk funksionon dot njeriu.
Sa vite martesë keni dhe a mund të na tregosh sekretin e dashurisë së pashterueshme si grua e burrë?
Po bëhen 24 vite që jemi bashkë me Sokolin. Unë jam gaforre në horoskop, e kush më njeh e më do mua nuk ndahet kurrë nga unë për jetë. (qesh) Pse do të thoni ju? Sepse gaforret janë shumë familjare, artiste, e me plot veti të mira. Ato duan shumë, ama një herë po ua prishe, më për to nuk egziston.
Po fëmijët të japin këshilla dhe kanë ata ambicie për t’i hyrë muzikës si nëna e tyre?
Djali Besarti është i vogël, ndërsa Rozana vitet e fundit më ka ndihmuar shumë me këshillat e saj dhe sigurisht që të gjithë e dallojnë ndryshimin, sidomos në të grimuar. Po ashtu edhe në muzikë ajo jep preferencat e saj duke më thënë: Jo kjo, më mirë kështu, pa provoje një herë kështu, etj”. Lum unë për të! Kam një vajzë të mirë si askush tjetër, e cila me gjithë luksin që ka s’është aspak mendjemadhe dhe as e llastuar.
Me cilën divë hollywood-i do e krahasoje stilin e jetës sa i takon standardit të lartë që ke arritur?
Një të keqe apo të mirë kam, që unë kurrë nuk e krahasoj veten me askënd. S’më intereson askush çfarë standardi ka. Më intereson që jetën ta kaloj në paqe e me shëndet të mirë dhe me njerëz të mirë.
Ndodh që në koncerte të marrësh komplimente nga fansat dhe si reagon, i refuzon apo i mirëpret?
Komplimente marr çdo ditë, e jo vetëm në koncerte. Më vjen mirë që kam shumë fansa dhe ata nuk hezitojnë të ma thonë apo të shprehin admirimin e tyre ndaj punës sime. Gjithë kjo atmosferë më shton vullnetin për të punuar.
Cilat janë disa gjeste apo vepra që bëjnë ata që quhen fansa të vërtetë?
Po ja, ka edhe nga ata fansa që dhomat e tyre i kanë në katër anët e murit të mbushur me foto të miat. Ka nga ata që kanë bërë tatto emrin tim në trupat e tyre, ka nga ata që kanë cover të celularit me foton time apo fotografinë time në wallpaper. Të tjera vajza veshin macet me foton time, etj.