Gjysma e tij më e mirë ka sot ditëlindjen. Aktori i ‘Klanifornia’ i bën urimin special

Aktorët nuk janë të mirë vetëm në skenë, por edhe në dedikime dashurie, edhe pse shpesh ata “ankohen” se e kanë të vështirë ta shprehin atë që ndiejnë para një audience të gjerë.

Ama humori ndihmon goxha. Kështu edhe Visjan Ukcenaj, e ka uruar bashkëshorten e tij me fjalët më të ëmbla në ditën e lindjes.

“Dua të të them që je unike, je një femër e një niveli tjetër. Je universi im, fryma ime, je dritë, je pulsi që më gëlon në vena, je ajo që i ka dhënë kuptim qënies sime plot defekte”, shkruan aktori me një lumë fjalësh që me siguri, prap, nuk e shprehin dot atë që ai ndjen.

E si për të shpëtuar nga kjo situatë, një batutë vjen përherë në ndihmë.

“Ps: Për moshën nuk dua të flas, por doja të të kujtoja se sapo mbushe 30 vjeç”, e mbyll aktori me humor dedikimin për bashkëshorten e tij, me të cilën kanë bashkë 11 vite.

Jona dhe Visjani janë prindër të një djali të quajtur Divin, i cili erdhi në jetë në vitin 2018.