“Gjyshes sime i ndodhi 36 vjeçe, kurse mua pasi linda vajzën e dytë” Gerta Heta flet për problemet me shëndetin

Të gjithë nostalgjikët e radios nuk mund të mos e njohin Gerta Hetën, folësen dhe moderatoren e njohur mund të konsiderohet pa frikë një prej zërave më të rëndësishëm e më të bukur të të gjitha kohërave. Ajo do ta niste karrierën fillimisht në Top Albania Radio, për t’u zhvendosur më pas në televizion kuka mbajtur pozicione të ndryshm. Tani ajo moderon “Hipokrati”, një emision dedikuar shëndetit.

E ftuar në studion e Julkës dhe Alban Musaj, Gerta ka folur për herë të parë për një problem shëndetësor që e ka që prej shtatzënisë, mungesa e nuhatjes, për të cilën mendon se e ka të trashëguar.

“Është e tmerrshme, por unë nuk nuhas prej vitesh. Më ndodhi në shtatzëni, por e humba plotësisht nuhatjen pas lindjes së vajzës së dytë. Nuk shquaj dot aromën e parfumit, ushqimit, zero Është gjenetike sepse edhe gjyshes sime i ka ikur nuhatja në moshën 36-vjeçare”, – rrëfeu Gerta.

E pyetur rreth moderimit të një emisioni me një profil mjekësor, ajo tha: “Kam mbaruar mjekësinë veterinare dhe e njoh anatominë dhe terminologjinë mjekësore mirë, ndaj e dua këtë punë”. A beson Gerta Heta tek mjekësia alternative? Po dhe se argumentet që jepen janë konkrete.

Ndërsa përsa i përket përditshmërisë së saj, ajo tregon se ka një ditë mjaft impenjative dhe shprehet skeptike përsa i përket rikthimit në muzikë. “E kam menduar të dal me ndonjë video dhe jo të dal vetë. Tregu muzikor e kërkon pak anën vizuale. Ndjesi shumë e bukur që njerëzit dinë fjalët e këngëve te mia”, shprehet Gerta Heta, duke theksuar se ajo dëshiron që njerëzit ta njohin si një prezantuese dhe jo si një këngëtare.

Madje ajo tregoi se dëshiron të drejtojë një podcast, pasi nuk do donte të ishte një prezantuese prime time.

“Mua me prishet humori te hyj në rrjetet sociale dhe të shikoj komentet negative të njerëzve. Prandaj kam zgjedhur te mbaj një profil të tërhequr dhe te ulët”,-tha ajo.

Living.al