Gjyqtarja kapet nga kamerat duke puthur killerin e burgosur me dënim të përjetshëm
Ndaj gjyqtares Mariel Suarez ka nisur hetimi pas zbardhjes së pamejve që lidhen me ngjarjen, ndërsa pritet të marrë një dënim të rëndë. Gjyqtarja ishte pjesë e bordit ku Christian u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që të gjithë anëtarët miratuan dënimin e përjetshëm, Mariel e kundërshtoi vendimin duke thënë se dënimi duhet të ulet.
ARGJENTINË – Një gjyqtare është përfshirë në një aferë skandaloze në Comodoro Rivadavia në Argjentinë, teksa është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke u puthur në qeli me Christian Mai Bustos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.