Gjyq për vrasjen e ish-të fejuarit, Adelina Ismaili nuk paraqitet të dëshmojë

Duhet të ishte prezente për të dëshmuar në gjyqin që po mbahet ndaj Enver Sekiraqës për vrasjen e efektivit Triumf Riza në vitin 2007, por Adelina Ismaili ka humbur gjurmët dhe Gjykata nuk i di as adresën e shtëpisë. “Prive” shkruan se Gjykata i ka dërguar kërkesë këngëtares për të marrë pjesë në gjyq, por posta nuk e ka shpërndarë pasi dëshmitarja nuk ka një adresë të re dhe numrat e telefonit nuk janë të vlefshëm.

Adelina-Ismaili-2

Në mungesë të Adelinës, Prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga Adelina, të rilexohen. Pjesë e këtij procesi gjyqësor janë edhe katër dëshmitarë që do të dëgjohen në seancat e radhës, mes të cilëve dy motrat e Adelinës: Ema Ismiali dhe Zanfina Ismaili. Enver Sekiraqa po gjykohet nën akuzat e prokurorisë për nxitjen e vrasjes së policit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Triumf Riza (ish-i fejuari i Adelinës). Sekiraqa në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vite burg, por rasti është rikthyer për rigjykim, shkruan Iconstyle. Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, që ka qenë i fejuari i këngëtares. Është përfolur se përkeqësimi i marrëdhënies së Sekiraqës me Triumf Rizën, kishte si burim këngëtaren, e cila në atë kohë kishte konfirmuar lidhjen e saj me ish-policin.

Adelina-Ismaili-1