Gjykata jep vendimin për Elia Zaharinë dhe Princ Lekën

Pas paraqitjes në Gjykatë të aktores Elia Zaharia dhe Princit Leka II, për shkak të dhunës fizike që pretendohet se është ushtruar ndaj këtij të fundit, institucioni i drejtësisë ka dhënë vendimin.

Artan Haradinaj ishte gjyqtari i cili caktoi se kur Princ Leka të takojnë fëmijën, e pranishme duhet të jetë edhe dadoja e vajzës.

Mediat bënë me dije se konflikti mes palëve i pasdites së 5 marsit ishte zhvilluar në prezencë të vajzës 3- vjeçare, duke i krijuar edhe vogëlushes trauma për shkak të sjelljes aspak të hijshme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

living.al