Gjuhëtarët: Shqipja është në rrezik
Përdorimi i Gjuhës Shqipe është në krizë. Ky është përfundimi i gjuhëtarëve, të cilët shpalosin një sërë arsyesh përse është në këtë gjendje, ndërsa nuk e shohin si zgjidhje krijimin e një ligji për mbrojtjen e saj.
Ngërçi sipas tyre fillon tek institucionet bazë, që nga arsimi ku nuk shkruhet dhe nuk flitet drejt Gjuha Shqipe, dhe reforma për drejtshkrim duhet të nisë nga aty.
Gjuhëtarët kërkojnë edhe ndërgjegjësimin e folësve publikë për të shmangur përdorimin e gabuar të gjuhës, e cila transmetohet e tillë edhe të brezat e rinj.
Tv Klan