Gjon’s Tears i frymëzuar nga Aurela Gaçe për të marr pjesë në Eurovision
Gjon’s Tears, artisti me origjinë shqiptare, që përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision” arriti të renditej i treti në natën finale. Si fillim ai grumbulloi pikët maksimale nga juria profesioniste, por votat e publikut pëmbysën gjithë rezultatin.
Edhe gjatë këtij kompeticioni, ai nuk ngurroi të tregonte gjithë krenari origjinën e tij shqiptare. Kur mori 12 pikë nga vendi ynë, ai bëri me duar shqiponjën, duke ngritur peshë zemrat e të gjithëve. Po ashtu gjatë një interviste për festivalin, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.
“Në 2012-n pashë Eurovision për hërë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës.
Aurela Gaçe ka ndarë këtë pjesë me ndjekësit e saj dhe është shprehur shumë e lumtur që ajo ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.
“Auuu 🙈 E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marre nje vendim të bukur 🥰🥰🥰🥰
@gjon.s_tears 🙏 te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses
Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumeeee vite që më jep shumë dashuri , i rritur edhe ai në Zvicer, por i rritur me shume dashuri per vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.
View this post on Instagram