GJKKO rrëzon Kejvina Kthellën, modelja nuk merr dot makinën që ia dhuroi Redjan Rraja
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës, e cila kërkoi që t’i rikthehej makina luksoze e sekuestruar.
Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur të rëzojë kërkesën duke vendosur kundër saj.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesja Kejvina Kthella, kundër vendimit nr.224, datë 12.12.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda”, thuhet në vendimin e dhënë sot.
Kejvina Kthella ishte pronare e një makine luksoze “Audi A8”, kur iu sekuestrua nga SPAK. Makinës iu vendos sekuestro së bashku me dhjetra prona të tjera të Redjan Rrajës, me të cilin Kthella kishte patur një lidhje dashurore.
SPAK tha se ndonëse në emër të Kthellës, makina i përkiste tërthorazi Rejdan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim për jetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
ntv.al