
Gjithnjë në formë, Manjola Nallbani tregon ‘sekretin’
Ajo gjithnjë është në formë të mirë fizike dhe saherë shfaqet në ekran na mahnit me elegancën. Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka qenë e ftuar në ‘Prive’, ku ka rrëfyer detaje interesante nga jeta dhe karriera e saj.
Ndër të tjera ajo ka treguar edhe ‘sekretin’ e të qenit gjithnjë në formë të mirë fizike dhe e kuruar.
“Nuk është se kam bërë ndonjë gjë ëoë. Të njëjtën hundë, buzë, sy që kam pasur 19-vjeç i kam edhe sot. Nuk kam bërë ndonjë revolucion me portretin tim, por jam përpjekur që arë që më ka dhënë perëndia ta mbaj me mënyrat e mia. Jam shumë e kujdesshme me ushqimin, bëj jetë shumë të shëndetshme”, është shprehur Manjola.