Gjithmonë i qeshur / Ky është studenti që vrau “CEO”-n e “UnitedHealthcare”, detaji i frikshëm me “pistoletën fantazmë” (FOTO)

Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i vrasjes me silenciator të shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Ai është Luigi Mangione, 26 vjeç, Maryland, i cili nuk është akuzuar, por u arrestua të hënën në mëngjes në një McDonald’s në Altoona, Pensilvania, pas një kërkimi intensiv pas ekzekutimit gjakftohtë të Thompson jashtë një hoteli në Manhattan javën e kaluar.

Ai rezulton se është me pikëpamje anti-kapitaliste dhe se kishte një urrejtje personale ndaj Thompson, për shkak, sipas tij të mangësive në sistemin e sigurimeve shëndetësore, bindje të forcuara pasi kishte humbur dy gjyshërit në një kohë të shkurtër.

Mangione kishte një “armë fantazmë”, një lloj arme që mund të montohet në shtëpi nga pjesë pa numër serial, duke e bërë të vështirë gjurmimin e tyre, thanë hetuesit.

“Për momentin informacioni që po marrim nga Altoona është se arma duket të jetë një armë fantazmë që mund të jetë bërë në një printer 3-D, e aftë për të gjuajtur një plumb 9 mm,” thanë autoritetet amerikane.

voxnews.al