
Gjithmonë duke eksperimentuar, ky është ‘look-u’ më i fundit i Getinjos me flokët e gjatë
Reperi i njohur kosovar, Getinjo ka eksperimentuar jo pak herë më ‘look-un’ e tij përgjatë ditëve të izolimit. Ndonëse të gjithë djemtë ndjenë më së shumti mungesën e një berberi, duket se së fundmi Getinjo është mësuar me pamjen e tij dhe ka vendosur ta shijojë.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto të vetën ku duket se ka vendosur t’i bëjë flokët e gjatë gërsheta duke u shfaqur me një pamje mjaft moderne. Nuk do të ishte çudi që në javët në vazhdim Getinjo të shfaqej me një tjetër ‘look’, i cili do të shkaktojë jo pak reagime tek fansat e tij, njëjtë si çdo herë tjetër./revistawho.com