Gjithçka gati për edicionin e tretë të UNUM – disa këshilla për pjesëmarrësit
10 ditë para festivalit, UNUM pothuajse ka përfunduar përgatitjet për edicionin më të çmendur deri më sot, me emrat më të mëdhenj në botë të muzikës elektorinike si: Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea dhe mbi 80 artistë të tjerë.
Formacioni i plotë është shpallur dhe është më emocionues se edicionet e kaluara. Jo vetëm që ka artistë shumë të famshëm botëror, por do ketë edhe dy ditë shtesë dhe shumë aktivitete, kështu që të gjithë mund ta gjejnë veten në festival. Më shumë se 85 artistë të ndryshëm, 3 skena dhe muzikë pa ndalesë! Nga data 1 deri më 6 qershor do të jemi tek Rana e Hedhun, në Shëngjin, për një javë fantastike!
Por, para se të shkoni në festival, kemi disa këshilla:
-Mos harroni të merrni këpucët e kërcimit, kapele, syze dhe kremin kundër diellit sepse moti do të jetë më i mirë se çdo edicion tjetër.
– Pini ujë, qëndroni të hidratuar!
-Rezervoni sa më parë dhomë hoteli në zonë sepse së shpejti nuk do ketë më të lira
– Organizohuni me miqtë për të vajtur në festival me sa më pak makina, për të shmangur mbi-ngarkesën në rrugë.
– Internet do të gjeni në festival, sepse për këtë ka menduar One Telecommunications. Nëse ju mbaron paketa ose doni numër të ri, ONE do të jetë prezent në festival.
-Mos harroni biletën!
Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje mbi festivalin dhe biletat.
UNUM Festival, edhe këtë vit zhvillohet me mbështetjen e ONE Telecommunications, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkisë Lezhë.
Become UNUM, Become ONE!