Gjiko s’ka hequr dorë nga martesa me Elita Rudin, zbulohet data e dasmës

Rreth një muaj më parë, u përhap me shpejtësi lajmi se reperi Gjiko dhe Elita Rudi do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë. Fillimisht u tha se dasma do të mbahej më 23 gusht, por dy ditë përpara kësaj date u mësua se çifti e kishte anuluar për arsye të paqarta. Lajmi i martesës së dyshes së njohur erdhi pikërisht vetëm pak ditë pasi ata u përfolën se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë. Ndërkaq ditën e sotme, burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se Gjiko dhe Elita do të martohen më 21 shtator, dhe dasma do të mbahet në Prishtinë. Gjiko i propozoi partneres së tij në 25 qershor të këtij viti, pikërisht në ditën e lindjes së saj.