Gjiko po bëhet baba? Fansat të bindur për shtatzëninë e partneres Elita Rudi

Pak javë më parë reperi Gjiko i propozoi martesë të dashurës së tij, prezantueses Elita Rudi.Disa ditë më vonë burime për “Indeksonline” tregojnë se Elita është shtatzënë dhe shumë shpejt çifti do të bëhen prindër. Sipas këtyre burimeve prezantuesja ka pasur shqetësime për shkak të shtatzënisë të cilat duket se e kanë penguar të realizojë të gjitha emisionet. Fansat e çiftit gjithashtu janë të bindur për këtë shtatzëni, madje edhe e kanë pyetur në komente për ecurinë e saj.