Gjiko nuk do të ketë më shumë fëmijë. Cila është arsyeja që e çoi reperin drejt këtij vendimi?

Gjiko ka qenë së fundmi i ftuar në programin ‘NIN’ me Alaudin Hamitin. I pyetur rreth fëmijës së dyte, reperi ka pohuar se emrin e të voglës e kanë zbuluar tashmë, por nuk do ta tregojnë ende. Ai ka shtuar se ndonëse fëmija tjetër ka qenë shumë i dëshiruar pasi ai ka pasur vetëm vëllezër, nuk ka qenë një shtatzëni e planifikuar.

Më tej i pyetur se sa fëmijë dëshiron të ketë, Gjiko ka pohuar: “Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vetë, por e shohim se dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim”.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko e zbuluan pak javë më parë se do të bëhen prindër të një vajze që e kanë dëshiruar shumë prej kohësh.