Gjiko i fiksuar pas të birit të sapolindur, nuk e lëshon nga duart

 

Para disa ditësh, reperi Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë parë. Ato sollën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Zëri. Që prej asaj dite, çifti ka publikuar shpesh herë foto të djalit apo të momenteve të bukura familjare. Ajo çfarë na ka bërë më tepër përshtypje, ka qenë kujdesi që Gjiko duket të tregojë ndaj vogëlushit. Ditën e sotme, reperi ka publikuar një foto të ëmbël në ‘Instagram’ duke ushqyer djalin e tij dhe e ka përshkruar me fjalët: “Motivi i jetës time”.

Gjiko-3

Fotoja ka marrë menjëherë komente nga fansat e tij, si dhe nga personazhe të njohur. Mesa duket, Gjiko dhe Elita kanë vendosur të mos e fshehin djalin e tyre, shkruan Who.

Gjiko-1