Gjiko dhe Elita Rudi në paradoks/ Hiqen modernë si Kim dhe West, por s’harrojnë pajën me peshqirë e çarçafë


Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko ditën e nesërme do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Çifti e mbajti për një kohë të gjatë të fshehur lajmin e martesës, megjithatë tashmë Elita ka filluar të zbulojë disa detaje nga dasma. Deri më tani ka zbuluar ftesat, pajën, këpucët dhe sot e kishte rradhën më i rëndësishmi, fustani i bardhë. Pak minuta më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto të tij, dhe duket si fustan princeshash. Elita ka zgjedhur që në këtë ditë të rëndësishme, pamjen t’ia besojë kompanisë “Geraldina Sposa”. Kemi mësuar se fustani është i personalizuar dhe çdo detaj i tij është krijuar vetëm për moderatoren, shkruan Who. Meqenëse Elita e ktheu në traditë publikimin e fotove nga numri 5 dhe në zbritje, nesër mbetet të shohim foton zyrtare të çiftit, gjatë ceremonisë që do të organizohet pa praninë e mediave. Por siç e shihni ky çift modern në dukje, janë po aq “të vjetëruar” në stil. Edhe pse në intervista e poza sillen si Kim Kardashian e Kanye West, ata i kanë çuditur ndjekësit me publikimin e fotove nga paja e prezantueses si nuse zakoni, mes të cilave nuk mungojnë peshqirët, kompletët e çarçafëve apo dantellat e punuara me dorë.