Gjiko dhe Elita Rudi dasmë madhështore VIP, dalin pamjet e dekorit fantastik
Dasma e reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi do të mbahet në datë 21 shtator dhe të gjithë fansat e tyre mesi po e presin. Pasi u zbulua data e ceremonisë, janë zbuluar edhe detajet e vendit ku dy të rinjtë do të celebrojnë dashurinë e tyre. ‘White Garden’ në Prishtinë është vendi që reperi dhe moderatorja e njohur kanë zgjedhur për ceremoninë madhështore VIP. Ditën e sotme janë publikuar disa nga pamjet e dekorit fantastic, ku do të zhvillohet ceremonia e shumëpritur, shkruan Who. Ambienti është i hapur dhe shumë i madh që lë të kuptohet se numri i të ftuarve pritet të jetë i madh.