Gjiko anulon koncertin, menaxheri i club-it e thumbon keq

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur kosovar Gjiko, ishte planifikuar të këndonte në Zone Club në Prishtinë. Por nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por ai e ka anuluar shkuarjen sic mëson Prive. Por edhe pa të, salla e klubit të natës ka qenë e mbushur ndërsa menaxheri i njërit prej lokaleve më të frekuentuara në Prishtinë, e ka thumbuar reperin! Dekorim Sahiti shkruan në llogarinë e tij në Instagram një mesazh ku thuhet: “Në qafë na more”, duke iu referuar Gjikos me sarkazëm, pa të cilin prapë se prapë vendi ishte plot.