Gjigandi “Game of Thrones” rrezikon jetën, shtanga i mbetet në gjoks. Shikoni momentin e frikshëm (VIDEO)
Quhet Hafthor Bjornsson, është islandez dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të fortë të planetit por përballë shtangës askush nuk mund të bëjë llogari të gabuara.
Në tentativën për të ngritur 252 kg, ai rrezikoi të dëmtohej seriozisht në gjoks pasi nuk arriti ta mbante peshën. Për fat të mirë, ndërhyrja e ndihmësve të tij ishte e menjëhershme duke e shpëtuar nga tragjedia.
34-vjeçari islandez duket i shokuar nga ky moment. Bjornsson i qili mban nofkën “Mali”, është bërë i njohur në serialin e suksesshëm “Game of Thrones”.