“Gjeta vajzën që mund t’i bëjë të dyja”! Donaldi shumë romantik e melankolik! E ka për Borën, Triksën, apo dike tjetër?
Donaldi ka treguar anen romantike përmes një postimi në rrjete sociale. Ai mbrëmë vonë është shfaqur në rrjetin social Instagram duke kënduar një këngë të T Pain.
Kënga mes tjerash flet për gjetjen e dashurisë. “Më duhet t’i tregoj asaj se si ndihem. Më duhet ta lë të dëgjojë, këngën më të mirë të dashurisë që ka dëgjuar ndonjëherë në jetën e saj
Dhe tani ne e kemi të gjithë stadiumin të dashuruar pas nesh. Dhe unë do të të marr në shtëpi me mua. Oh, mendoj se e gjeta atë.
Po, e dashuria ime do të më japë një djalë. Gjeta vajzën që mund t’i bëjë të dyja. Dhe ajo më pëlqen mua sepse gjithçka që dëshiron të bëjë është” – thuhet mes tjerash në tekstin e kësaj kënge.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të dyshojnë në mos bëhet fjalë për ndonjë dedikim të mundshëm, që mund të jetë për historitë e kaluara.
Për të mos e komplikuar shumë, mbase thjesht bëhet fjalë për një këngë që Donaldit i pëlqen? Këtë e di më së miri vetë ai.