
Gjesti në Amerikë, veprimi i truprojës bëhet viral në rrjetet sociale
Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York. Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura.
Por, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale. Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndrequ”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit më pas tundi kokën, dhe siç duket nuk mundi t’i rezistonte ritmit të këngës.
Ai u kap duke lëvizur e duke ndjerë muzikën, duke treguar kështu se fuqia e këngës së Gjestit i kishte kapluar edhe ata që nuk janë pjesë e skenës. Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve.
tirananews.al