Gjesti i ngjan me Olsi Bylykun, Egli habit me deklaratën
Banorja e Big Brother Vip, Egli Tako ka befasur ndjekësit me një deklaratë të bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të prime-t të së martës mbrëma (14 janar), ajo është shprehur se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.
“Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po ma kujton Olsin” i ka thënë banorja Livia Brungës.
Ajo ka shtuar se ata janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin.
“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të veshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm,” u shpreh Egli.
Vlen të përmendet fakti se mes Eglit dhe Gjestit duket se po nis një romancë. Kjo pasi dyshja janë parë të kalojnë kohë të mirë në prani të njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Egli ka qenë në një romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë.
Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.
kryefjala.com