Gjesti i madh i Cristiano Ronaldo, kthen hotelet e tij në spitale: “Mjekim falas, personeli do paguhet nga CR7”
Në luftën kundër koronavirus zbret në fushë edhe Cristiano Ronaldo. E bën madje me një gjest të rëndësishëm për të ndihmuar Shëndetësinë të përballojë emergjencën. Sipas asaj që bën të ditur Marca, CR7 ka vendosur të konvertojë hotelet e tij në spitale. Strukturat mund të përdoren në mënyrën krejtësisht falas nga të sëmurët me Covid-19. Mjekët, infermierët e personeli do të paguhen nga Ronaldo.
Nga Madeira, ku sulmuesi i Juventus udhëtoi pas ndeshjes me Inter, edhe CR7 ka dhënë një kontribut të fortë në betejën e egër kundër koronavirus. Një kontribut i cmuar e konkret për të ndihmuar popullin e tij në një moment shumë të vështirë e për të mbështetur mjekët portugezë me struktura e fonde. Me spitalet gati në kolaps, në fakt, cdo ndihmë për të shtuar vendet e krevateve e kurat për të sëmurët mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetë e për të ndihmuar luftën kundër infektimit.