Gjesti i bukur! Familjet e lojtarëve të Ukrainës do strehoen në Shqipëri

Në këtë kohë të pazakontë për gjithë Europën, edhe FSHF ka vendosur që të jap kontributin e saj. Sipas asaj që u pa në rezolutën jashtë

rendit të ditës në punimet e sotme të Asamblesë, Qeveria e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur për të strehuar të gjithë familjet e lojtarëve të Ukrainës.

Ky shtet po përjeton dramën e vërtetë duke u kthyer shumë vite mbrapa në histori pas invazionit të Rusisë në territorin e tyre. Padyshim që veprimi i bërë nga FSHF është për t’u përshëndetur në këtë rast.

“Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon populli i Ukrainës dhe në mbështetje së drejtë të ukrainasve,

kemi shfaqur gatishmërinë tonë për të strehuar për një periudhë të pacaktuar një numër të familjeve të sportistëve apo futbollistëve të Ukrainës.

Na ka ardhur një kërkesë nga Federata e Ukrainës, kështu që kemi dhënë gatishmërinë për t’i mbështetur. Ftoj edhe klubet pjesëmarrëse të solidarizohen me këtë nismë.”