Gjest fantastik! Iliri dhuron 50 mijë euro për bamirësi!
Ilir Shaqiri është fituesi i sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Për fitoren e tij nuk kanë shkruajtur vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.
Siç e dimë, emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.
Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga çmimi i madh, kjo sepse vetë balerini ka vendosur të jap 50% për bamirësi për fondacionin “Dritan Hoxha”.
“Ish balerini i ‘Amici’ dhe ‘Buona Domenica’ i dhuron 50% të fitimit fondacionit ‘Dritan Hoxha’.”– shkruhej në artikullin në fjalë.
Një veprim i tillë nga ana e balerinit është një vlerë e shtuar për të si njeri dhe artist por edhe për vendin tonë që e ka.
Kujtojmë se Donaldi ka shprehur hapur dëshirën se do të ndërtojë 4 banesa dhe në këtë sfidë ka ftuar edhe Ilirin për kontribut./ Gazeta Shqip