Gjergj Luca: Sot nëna ime mori rrugën për në parajsë!

Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale në moshën 85-vjeçare.

Djali i aktores, sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Gjergj Luca:

“ E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!
Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve
Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00
Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00
Varrimi bëhet nesër në orën 12:00
Në Varrezat e Sharrës.”

/K.C/dritare.net