Gjergj Kaçinari në lidhje serioze, kush është mizorja që i dedikoi “Sweet Cruelty”

Gjergj-Kaçinari-2

Gjergj Kaçinari, i prezantuar në muzikë si Kachinari pushton hitparade-n e 10 këngëve më të mira shqiptare me klipin bardh e zi “Sweet Cruelty”, është lajmi që ka bërë përshtypje në internet këtë pranverë. Djali i muzikantit të njohur që po e shohim në panelin e “Dancing with the stars”, Alfred Kaçinarit ka kryesuar në këtë hitparade të këngëve të reja. Në rezultatin e hitparade-it të “Opusalb”, Gjergji që vjen si kantautor në videon e realizuar nga Ergys Zhabjaku, lë pas Denis Taraj, Ylli Limanin e 2po2, Elvana Gjatën, Duffy-n, Valon Shehun, Elhaida Danin e Dj Oltin, dhe Kidën. Ai prezantohet në muzikë si Kachinari, dhe është një këngëtar dhe instrumentist i njohur i muzikës rock dhe pop-rock dhe kënga e tij përfaqëson më së miri rrymën “metal”. Muzika dhe teksti i “Sweet Cruelty” janë kompozuar nga vetë Gjergj Kaçinari dhe shumë fansa janë të mendimit se ai është frymëzuar nga grupi “HIM” në krijimin e kësaj kënge. E ky projekt, që shoqërohet edhe me një videoklip flet për një vajzë që ka rrëmbyer zemrën e këngëtarit me ëmbëlsinë dhe mizoritetin e saj, detaj ky që kuptohet menjëherë nga vetë titulli. Ajo çfarë shumë fansa të tij, e më shumti vajzat, duan të dinë është nëse këngëtari e ka gjetur vajzën të cilën e përshkruan në këngë si të ëmbël dhe mizore? “Po, e kam gjetur vajzën që ka Sweet Cruelty”, është përgjigjur Kaçinari duke theksuar se është në një lidhje të lumtur e serioze.

Gjergj-Kaçinari-3

Gjergj Kaçinari momentalisht është në një lidhje me Ines Cinin, motrën e gazetares së “Pop Culture”, Endi Cinin. Ajo ishte modelja e klipit që ai i kushton motrës së saj për të cilën u rrëfye në “Pop Culture” për paskuintat e klipit. Dhe duket se dashuria e Gjergj me Ines është e fortë dhe serioze pasi ata shfaqen gjithmmonë bashkë në evente, siç ishte festa e ditëlindjes së “Top Albania Radio-s”, apo eventi “Jardin, Jaguar”, që ishte një sipërmarrje e Ori Kuçit. Në një intervistë televizive, pyetjes se ku e gjeti këtë vajzë simpatike ai tha duke qeshur “Në rrugë”. Ines duket një vajzë e thjeshtë dhe e qeshur, karakteristika këto që duket se kanë tërhequr vëmendjen e një rock-eri si ai. Në të vetmet foto artistike Ines e shohim në projektin ku pozon si modele për një ditë për Sonny K Elson, me motrën Endi Cinin. Ish-konkurrenti i “The Voice Of Albania”mund të themi se këtë stinë është kthyer në një fenomen të vërtetë në muzikën shqiptare./Story.al/

Gjergj-Kaçinari-4 Gjergj-Kaçinari-1