Gjërat që nuk i dinit për Rozana Radin, do ju ndryshojnë komplet mendimin që kishit për të
Ditën e djeshme në një intervistë ndryshe, Ardit Gjebrea bëri të mundur të shihnim Rozana Radin më nga afër… Brenda shtëpisë së saj, vendeve që i kanë shenjuar jetën dhe brenda kujtimeve të njerëzve të dashur. Ndoshta shumë nga publiku nuk e kishin parë në një bisedë kaq personale dhe të çiltër por e sigurt është që njerëzit të cilët e njohin prej vitesh, kuptuan edhe një herë pse e meriton të quhet artiste.
Rozi foli për mungesën e prindërve, për motrën, partnerin, miqtë, teatrin, muzikën, biznesin dhe në asnjë prej këtyre momenteve nuk humbi vetveten.
Shumë natyrshëm dhe me humor mësuam që Rozi dhe Ardit Gjebrea kanë qënë komshinj dhe lagja e tyre ka patur emra shumë të njohur të artit dhe televizionit. Në shtëpinë ku ka jetuar më parë e cila mbushej çdo ditë me artistë, tani është biznesi i saj “Rose by Rozana Radi” Bashkëjetonn prej 8 vitesh me partnerin e saj, Shpëtimin. Andeta, motra e saj, është mbështetja më e madhe. Nuk ka tradhëtuar kurrë sepse mendon që në një lidhje nuk të mban askush me zor, nëse të pëlqen dikush tjetër do të thotë që kjo marëdhënie ka mbaruar dhe duhet ti japësh fund. Miqtë i ka të shenjtë, e po aq të shenjtë ka teatrin dhe penën që i shkëlqeu më shumë pas humbjes së prindërve. Jua thamë në vija të përgjithshme por gjatë gjithë bizedës Rozi interpretoi edhe këngët e saj që morën zemrat e publikut në “Kënga Magjike”.