Gjërat po bëhen serioze, Loredana me familjarët e Zunës
Loredana duket se me çdo ditë që po kalon po e konsolidon raportin me Zunën.
Tashmë, lidhja e tyre, ka marrë edhe trajtë familjare.
Reperja e njohur është shfaqur krah një vajze të vogël e cila nëse nuk e dini është mbesa e reperit nga Libani.
Duket se Lori në këto ditë kur ka pauzuar gjithçka në aspektin artistik shkaku i pandemisë, ka vendosur që t’i kushtojë kohë edhe familjes së Zunës.
Sakaq, publikisht, çifti edhe nuk e kanë pranuar lidhjen duke deklaruar se janë miq e kolegë të mirë. /Prive.al