Gjendet trupi i pajetë në Ulqin, dyshimet e para për vdekjen e ish-shefit të Policisë Rudolf Elezoviç

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Sveti Đorđe të Ulqinit. Mediat vendase bëjnë me dije se dyshimet janë se trupi i përket Rudolf Elezović, ish-shefit të policisë së Ulqinit i zhdukur pak ditë më parë. Sipas mediave, autopsia do të përcaktojë shkakun e plotë të vdekjes por deri tani dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më datë 27 maj. Ai kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit për 6 vite deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.