Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin Vjosa, sapo ishte divorcuar
Një trup i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet.
Trupi i pajetë i përket një burri rreth 55-vjeç me iniciale A.P.
Mësohet se 55-vjeçari sapo ishte divorcuar dhe ishte emigrant në Greqi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të nxjerrë nga rrjedha e lumit viktimën. Besohet se personi ka pasur qëllim vetëvrasjen por do të jetë ekspertiza ajo që do hedhë dritë mbi ngjarjen.
Top Channel