Gjendet i vdekur futbollisti i njohur në moshën 31 vjeçare, e rëndë ç’ka ndodhur
Futbollisti Filippo Viscido, që dikur ishte mesfushor i Avellino, është gjendur pa shenja jete në Battipaglia, ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Ai ka humbur jetën në moshën 31 vjeçare, ndërsa nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale apo nëse ai ka kryer vetëvrasje.
Në karrierën e tij, e cila filloi në vitin 2008 në Pomigliano, ai kishte veshur fanellat e Cavese, Avellino (në Serinë D), Battipagliese, Campobasso, Savoia, Potenza, Sorrento, Licata dhe Chieti. Deri në përvojën e fundit në Salernum Baronissi, ku aktualisht u la i lirë pas ndalimit të kategorive të vogla për shkak të pandemisë së koronavirusit.