Gjendet i vdekur aktori i njohur, dyshimet e para

Aktori i njohur, Frank Vallelonga Jr është gjetur i vdekur në Bronx .Trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine herët në mëngjesin e së hënës. Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, por gjetjet paraprake tregojnë për një mbidozë droge, thanë burime policore për New York Post.

Policia ka arrestuar një 35 vjeçar pasi është akuzuar se ka fshehur kufomën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 35 vjeçari është kapur në kamera duke hedhur trupin e aktorit nga një automjet në Bronx. Ndërkohë, pritet hetimi përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Trupi i Frank Vallelonga Jr., majtas, u gjet i hedhur në Bronx. Ai është parë me Viggo Mortensen në 2018.

/abcnews.al