Gjejeni pak sa vjeç mbush sot Monika Lubonja?

Vitet kalojnë, por aktorja Monika Lubonja vazhdon të mbetet një yll në paraqitje. Duket se plakja “e ka harruar” dhe mbase s’do ta besoni kur t’ju themi se sot feston 55 vjetorin e lindjes!

Monika ka lindur më 13 Prill të vitit 1968. Ajo u rikthye në vëmendjen e shqiptarëve me pjesëmarrjen në formatin “Big Brother VIP 1”.

Sigurisht, për të i preferuari mbetet edicioni i parë, ku ka marrë pjesë edhe vetë.

“Mendimi im është: “Big Brother Vip 1”, kishim konkurrencë, kishte shpërthime, po kishim edhe zënka, por mbi të gjitha kemi qenë më njerëzorë me njëri-tjetrin. Kishte mesazhe, kishte atmosferë, tregonim historitë tona nga jeta dhe puna jonë, kishte më shumë spektaklël. Dhe mbi të gjitha transmetonim tek publiku të qeshura dhe lojërat tona të pafundme. Pra jemi më të mirë, se më të mirë se ne nuk ka…”– shkroi Monika Lubonja në Instagram-in e saj.