“Gjëja e parë që do bëj, të ha një akullore”: Bonucci i shpëton koronavirus, Juventus mbyll karantinën
Periudha e karantinës në kampin e Juventus ka përfunduar (përvecse atyre që rezultuan pozitiv: Rugani, Matuidi e Dybala), kush kërkoi leje për të shkuar në vendlindje e mori e ka nga ata që tani qendrojnë në shtëpi me familjen, duke ndjekur rregullat e qeverisë e duke u stërvitur sipas direktivave të klubit. Për këtë ka folur Leonardo Bonucci në JuventusTv, duke treguar ditët e tij të izolimit: “Cdo mëngjes vjen detyra, unë zakonisht stërvitem pasdite, në orën 15: një e gjysëm ose dy stërvitje, cikletë, pesha, e të tjera. Në parking fatmirësisht kam një të përpjetë që mund të më bëjë punë”.
Mbrojtësi bardhezi ka treguar më pas si e kalon ditën në shoqërinë e gruas e fëmijëve: “Jam mirë. Ishin ditë të vështira. Nuk pata simptoma e isha me fat. Me fëmijët e gruan në shtëpi dita bëhet intensive, nuk mërzitemi. Me djalin tim Lorenzo luanim në oborr si bënim dikur. Janë gjëra që i bënim më pak, e kjo më emocionoi. Vendosëm që tani do ta bëjmë një herë në ditë”.
Ndërkohë ka kohë edhe për të menduar për aspekte të tjera të jetës: “Një moment i madh lumturie ishte kur djali im Matteo kaloi momentin më të keq në jetë, kur doli doktoresha e na tha se ishte mirë… mendoj se është momenti më i bukur që mund të ekzistojë”. Pastaj do të vijë edhe momenti për tu kthyer në normalitet: “Gjëja e parë që do të bëj me familjen do të jetë të hamë një akullore”.