Gjej veten me kafshët sesa me njeriun! Moza Ahmeti: Me refuzuan për stilin tim!

Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin më të ri ‘E diela jonë’. Ahmeti nuk e priste që gjatë emisionit këngëtaret të luanin LIVE këngët e saj me bandën muzikore, momente këto që i dhanë shumë emocione e përlotje. Mimoza i tregoi Ermalit se nuk e kishte menduar se këngët e saj do luheshin aq bukur nga banda dhe zërat e programit dhe se emocionet për të ishin aq të veçanta.
Duke mbetur tek muzika e saj, Ahmeti tregoi se kishte planifikuar një koncert por projekti ka mbetur peng për shkak të financave. Por si e gjen Ahmeti sot muzikën tonë? Tregon se ka shumë emra si Era Istrefi , Nrg Bnd apo Dafina Zeqiri që ndjek me kënaqësi ndërsa flet edhe për Eurovizionin:
‘Në Eurovizion më tepër fiton spektakli se kënga. Por Eurosong është një stimul i madh për të çarë në Evropë.  Përpara disa vitesh ju luta një grupi kosovar për një bashkpunim dhe më refuzoi duke më thënë që kam stilin tim. Kjo është gjë e mirë që secili të ketë stilin e vet.’ 
Ç’ndodh me jeten e saj private? Ç’forme kanë dashurite e saj sot?
‘Njeriu shumë herë e gjen veten me një mace me një qen sesa me një njeri. Unë kam një mace dhe jetoj me një njeri që është I sëmurë dhe është lufta me kë do rri maçoku. Maçoku ka marrë shumë nga dashuria midis nesh.’ – vijoi Ahmeti
www.story.al