Gjashtë muaj pas martesës gay, bëhet i gjallë moderatori shqiptar

Para disa muajsh bëri bujë në rrjetet sociale, martesa gay e moderatorit shqiptar. Ai kurorëzoi lidhjen e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër në datën 20 gusht. Rrena u shkëput krejtësisht nga bota e televizioneve dhe e rrjeteve sociale, ndoshta për shkak të opinionit publik në vendin tonë. Shkak mendohet të kenë qenë dhe komentet e shumta homofobike që shoqëruan martesën e tij. Mirëpo siç duket kjo “zhdukje” mori fund pasi Misheli është bërë “i gjallë” në rrjetet sociale. Ish-moderatori ka komentuar disa zemra në foton e fundit të Kiara Titos, me të cilën ka bashkëprezantuar më parë “Top Select”, shkruan Iconstyle. Megjithatë, të gjithë janë në pritje të një rrëfimi të moderatorit, i cili është personazhi i parë i famshëm shqiptar që celebron në martesë një marrëdhënie gay.