Gjashtë lojtarë me Covid nuk janë justifikim: FSHF refuzon kërkesën e Tiranës
FSHF i ka dhënë fund shpresave për të shtyrë ndeshjen që bardheblutë duhet ta luajë kundër Teutës, në javën e pestë të kampionatit.
Kryqytetasit duhet të luajnë në këtë ndeshje pa katër titullarë, e nga ata me peshë të padikutueshme në fushë Seferi, Ngo’o Ismajlgeci e Hoxhallari, që bëhen gjashtë nëse shtohen këtu edhe Lika e Gjumsi. Për këtë arsye klubi bardheblu kishte prezantuar një kërkesë zyrtare, që ka marrë refuzimin nga institucioni që drejton futbollin në vend.
Kështu, Tirana duhet të paraqitet në Elbasan Arena të dielën, në 19.45, për tu përballur me kampionët në fuqi të Teutës. Në fakt, nga lojtarët e rezultuar pozitivë, vetëm Hoxhallari vazhdon të mbetet i tillë në testet e kryera, por fakti që të tjerët kanë dalë negativë pas tamponeve, nuk i bën të gatshëm të zbresin në fushë. Të gjithë lojtarët janë fizikisht të paaftë për të përballuar ndeshjen dhe është e pamundur që të jenë në fushë.